Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka shkroi në tëitter se Shqiperia është gati të presë qindra afganë të cilëve iu kërcënohet jeta në vendin e tyre.
“Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan kryediplomatja shqiptare.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Shqiperia ishte ndër vendet e para që iu përgjigj kërkesave të SHBA që disa vende në Europë të strehonin përkohësisht afgane të kërcënuar nga regjimi Taliban në Afganistan. Një gjë të tillë e pranoi zyrtarisht kryeministri Rama, I cili pohoi se Shqipëria e kishte detyrim moral ti përgjigjej pozitivisht kërkesës së SHBA.