Xhaçka dhe ambasadorja Kim inaugurojnë “Shtëpinë Ryerson”: Shqipëria sot aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaçka dhe ambasadorja Kim inaugurojnë “Shtëpinë Ryerson”: Shqipëria sot aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, kanë inauguruar rezidencën e ambasadorit amerikan me emrin “Shtëpia Ryerson”, në nderim të ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Uilliam Rajerson.

Në pritjen e organizuar me rastin e 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë amerikane në Tiranë, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë treguar në çdo moment kyç të historisë së vendit tonë.

Xhaçka nënvizoi se Shqipëria sot është krenare që është një aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve, duke e cilësur këtë të fundit si një partner strategjik të pazëvendësueshëm.

“Mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo moment kyç të historisë sonë. Krenare që sot Shqipëria është një aleate serioze dhe e denjë, në krah të këtij partneri strategjik të pazëvendësueshëm me të cilin na bashkojnë vlerat dhe lidhjet e pafundme njerëzore mes popujve tanë”, tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy