Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila i ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor.

Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiqit, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.

Daçiç, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë, njoftoi të martën Vuçiç.

Ai nuk i bëri publikë emrat e ministrave të ardhshëm, duke thënë se do ta bëjë këtë pas bisedimeve shtesë brenda partisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lista përfundimtare e ministrave do të bëhet publike më 25 tetor, tha Vuçiç.

Ai tha se do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun.

Detyra kryesore e qeverisë së re, siç tha Vuçiq, do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor.

Detyra e dytë, shtoi ai, janë interesat e Serbisë në Kosovë./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";