Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka deklaruar se ishte i bindur që vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhte një ditë, përkundër deklaratave të ndryshme të cilat ai i ka quajtur të papërgjegjshme, të tilla si “krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe’” nga politikanët shqiptarë.

Në një intervistë për mediat vendase Vuçiç ka thënë se Serbia është e vogël në Evropë dhe botë dhe se duhet të kujdeset për deklaratat e saj dhe të lëviz në mënyrë që të mbetet “çelësi i stabilitetit” në Ballkan.

Gjithashtu ai është shprehur se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar.

Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më shumë. Ata të gjithë kanë të drejtën e deklaratave të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtën e sjelljes së papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë nga Sarajeva deri në Prishtinë dhe disa të tjerë, të cilët as nuk do t’i përmend. Ne nuk kemi të drejtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”, ka thënë Vuçiç.