
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportoi në parlament për dialogun me Kosovën në një seancë të jashtëzakonshme.
Ai tha se nuk është koha për pritshmëri të larta nga negociatat, ndërsa u shpreh kundër një konflikti të ngrirë mes Prishtinës dhe Beogradit.
Vuçiç nënvizoi se diçka e tillë dëmton serbët që jetojnë në Kosovë. Presidenti serb shtoi se në takimin e fundit në Bruksel, pa në anën tjetër të tryezës “njerëz të papërgjegjshëm, që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Gjithashtu theksoi se qeveria e Albin Kurtit nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e tij. Ndër të tjera nënvizoi se nuk e di saktësisht çfarë kompromisi mund të arrihet mes palëve, por tha se duhet punuar sëbashku për ta arritur atë.