Vuçiç në Tiranë/ Shehu: “Ballkani i Hapur” nuk mund të ringjallet dhe as të varroset në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç në Tiranë/ Shehu: “Ballkani i Hapur” nuk mund të ringjallet dhe as të varroset në Tiranë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e cilëson nismën “Ballkani i Hapur” një projekt të “vdekur”.

 

Sipas tij, ai është një projekt që u krijuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe u mbështët nga Rama dhe Zaev.

 

Advertisement

Për takimin që pritet të zhvillohet të hënën në Tiranë, ai shkruan se është një takimq ë është ndërtuar mbi rrënojat e një “projekti të dështuar që nuk i ngelet tjetër, veçse të varroset”.

 

Postimi:

“Ballkani i hapur” nuk mund te ringjallet dhe as te “varroset” ne Tirane!

Advertisement

Inisiativa “Ballkan i hapur” a “Minishengen ballkanik”, ne realitet “Jugosllavia e Re” eshte tashme nje projekt i “vdekur”.

Ai lindi nga Vucic, u mbeshtet nga Rama dhe Zaev, duke mos gjetur asnje perkrahje me tej.

Jo vone dhe elektorati i MV rrezoi Zaev duke votuar edhe kunder ketij projekti.

Keshtu kjo forme vuciciane “Ballkani” realisht u tret, gje qe u verifikua ne takimin e fundit te Novi Sad, apo ne ate ”on line” ne Beograd, kur dhe Vucic e braktisi duke zgjedhur Putinin si pjese e Unionit EuroAsian qe eshte.

Advertisement

Ndersa Presidenti i MV nga Prishtina i dha “colpo di grazia”.

Pra dhe ai vend, me Zaev ish Kryeminister, eshte de facto jashte kesaj inisiative.

Takimi te henen ne Tirane eshte nje takim bilateral Rama-Vucic mbi renojat e nje projekti te deshtuar antieuropeist, qe nuk i ngel tjeter, vecse te varroset.

Por jo ne Tirane!

Advertisement

“Trupi” i tij nuk ka asgje te perbashket me vendin tone e aspiraten tone europiane e perendimore.

“Varri” i tij mund te jete ne Beograd, aty ku lindi, per reminishencat e te cilit u krijua.

Tashme eshte e qarte se jo vetem Shqiperia, por dhe MV, vendet e Rajonit, mbeshtesin e pranojne si forma bashkepunimi vetem projektet e Brukselit si psh ai i Berlinit, te domosdoshme keto edhe per procesin tone te integrimit.

Shqiperia nuk ka pse te behet pjese as dhe e ”ceremonise mortore” te atij procesi te bazuar mbi endra te vjetra nacionaliste serbe e lindore, qe ishte i destinuar te vdiste qe me lindjen e tij.

Advertisement

Se per “ringjallje” as qe behet fjale, ai tashme eshte ne “vdekje biologjike”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy