Vuçiç mesazh NATO-s: Në rast konflikti në Kosovë, do të presim vetëm 24 orë që të ndërhyni, në të kundërt do të reagojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç mesazh NATO-s: Në rast konflikti në Kosovë, do të presim vetëm 24 orë që të ndërhyni, në të kundërt do të reagojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar skenarin e tij në rast se situata në Veri të Kosovës shkon në konflikt.

Vuçiç ka deklaruar  se nëse preken serbët e Kosovës atëhere do të presë vetëm 24 orë ndërhyrjen e NATO-s, raportojnë mediat serbe.

“Ne do të presim për 24 orë për të reaguar NATO, ose Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në 1995 ose 2004,” tha Vuçiç.

Për presidentin, trupat serbe deri më tani nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, por vetëm është ngritur gatishmëria.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy