Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë ka deklaruar se Serbia kërkon që të vazhdojë bisedimet me Kosovën.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç ka pyetur se si është e mundur që askush nga Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për dëshirën për t’u bashkuar me Shqipërinë. Madje ai për këtë ka thënë se do të dërgojë letër tek të gjitha shtetet anuare lidhur me këtë çështje.

“Në letër do të kërkoj shpjegime se si është e mundur që Kurti të flas aq qartë për dëshirën e tij për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe besoni ose jo askush nga BE nuk e ka thënë një fjalë të vetme”, është shprehur Vuçiç.

“Madje as të ashtuquajturit raportues për Kosovës, as prej shteteve anëtare apo ministrave të tyre. Askush s’ka reaguar”, ka deklaruar tutje ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reagimi i Vuçiçit vjen pas deklaratave të kryeministrit Kurti për votimin pro të ndonjë referendumi që do të bëhej për bashkimin me Shqipërinë.

“Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, ka thënë ndër të tjera ai.