Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Ramush Haradinaj për për formimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç në reagimin e tij ka theksuar se Haradinaj është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm.

“Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim.

Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë. Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, ka thënë Vuçiç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera kreu i shtetit serb është shprehur se në lidhje me këtë deklaratë pret dhe reagimet nga Brukseli.

“Do të doja të dëgjoj më shumë reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe qendrat tjera e fuqishme botërore, sepse mos dhashë Zoti këtu dikush të thoshte diçka të tillë, mos të them do na bombardonin” tha Vuçiç.

Ai me këtë rast foli edhe rreth kërkesës nga opozita serbe për formimin e ministrisë për zgjedhje, si propozim i opozitës.

“Unë kam pritu propozimin për formimin e ministrisë së bartjes së kapelave, çka nuk kam dëgjuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo është e njohur u themelua nga Tadiç dhe Gjilas ka formuar dy të tilla pas tij…nuk mund të dëgjojë marrëzi” tha ai.