“Ne nuk kemi qenë kurrë më larg se sot nga një kompromis për Kosovën dhe jo për faj të Serbisë”. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropia në Beograd.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISEAdvertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Do të bëjmë çmos që Qeveria e Serbisë dhe të gjithë ata që marrin pjesë në bisedime të bëjnë më të mirën për t’iu afruar një kompromisi, edhe pse tashmë besoj se ne nuk kemi qenë kurrë më larg se sot nga një kompromis për Kosovën dhe jo për faj të Serbisë. Por gjithsesi, ne po punojmë për një të ardhme në paqe jo vetëm për Beogradin, Prishtinën, Tiranën, por për të gjithë ne sepse askush nuk e di çfarë do të sjellë e nesërmja.
Vuçiç shtoi gjithashtu se kushtet në bisedimet me Kosovën janë shumë të vështira.
Ndërsa duke folur për konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, Vuçiç tha se kjo është arsyeja pse është kundër një konflikti të ngrirë në Ballkan.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISEAdvertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Unë jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe ne po përpiqemi të bëjmë një kompromis me shqiptarët. Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”
Koordinatorja e Konventës Kombëtare për BE, Natasha Dragojloviç, deklaroi se për Serbinë, çështja e Kosovës përcakton marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Europian, SHBA-të, rajonin dhe vendet e tjera.
The post Vuçiç: Jam kundër konfliktit të ngrirë me Kosovën, duam kompromis me shqiptarët appeared first on Vizion Plus.