Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ironizuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se “është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme”.

Vuçiç tha se Kurti “ka treguar se si duhet të duket Serbia e kush duhet të jetë në krye të saj”.

Vuçiç i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si e komenton presionin e ri që po i bëhet Serbisë nga Kosova dhe Ëashingtoni dhe njoftimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

“Unë e shoh që Albin Kurti gjithashtu po zgjidh edhe zhvillimet tona të brendshme, duke folur se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini ata, ata të gjithë janë të fortë dhe të zgjuar. Ne do t’i lëmë ata që të bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë punën tonë. Ne e dimë se cili është interesi ynë nacional dhe do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë dhe të drejtat e tyre”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vuçiç ka folur mëngjesin e sotëm ndërsa Serbia ka pranuar një kontingjent prej 150 mijë vaksina anti-COVID të AstraZenecas.