Vuçiç: Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në fillim të majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç: Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në fillim të majit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi mbrëmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës pritet të vazhdojë në fillim të muajit maj, raporton Anadolu Agency.

Pas seancës për sigurinë kombëtare, në të cilën morën pjesë jo vetëm kreu i shtetit, por edhe përfaqësuesit e ushtrisë, Zyrës së prokurorit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, Vuçiç tha se është diskutuar për dialogun, vaksinimin kundër koronavirusit (COVID-19) dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Serbia është në një pozitë shumë të vështirë dhe ne presim që dialogu të vazhdojë në fillim të majit. Ne do të jemi të gatshëm për atë dialog, por unë dua t’u them të gjithë qytetarëve serbë se nga Serbia në të gjithë hemisferën perëndimore pritet që të pranojë njohjen e Kosovës dhe ky është thelbi”, tha Vuçiç duke shtuar se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.

Më tej Vuçiç tha se Serbia deri më tani është furnizuar me më shumë se 2.6 milionë vaksina kundër COVID-19 dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy