Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Marjus Demën, i riu që vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema në zonën e 5 Majit në Tiranë.

 

Me kokën ulur dhe duke qarë, Dema është shprehur i penduar për ngjarjen e rëndë duke konsideruar viktimën si  vëllain e tij, ndërsa sipas tij ngjarja ishte aksidentale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dema akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Ndërkohë Gjykata e Tiranës dha masën “arrest shtëpie” për Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, ndërsa për Erlin Pekën, Blerim Hotin, Eder Pjetrin dhe Marjus Halilin dha masën ‘Detyrim Paraqitje’.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mehmet Qema u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool në lokalin e autorit. Qema u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.