Një krim brenda familjes tronditi këtë të enjte zonën e Maqellarës në Dibër.
Florian Tonuzi 26-vjeç vrau vëllain e tij, Benard Tonuzin 23-vjeç. Ai dyshohet se e qëlloi me thikë pas një konflikti që pati me të.
23-vjeçari humbi jetën në spital pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në fshatin Allajbegi. Ndërkohë policia po kryen kontrolle të shumta në të gjithë zonën pasi 26-vjeçari Florian Tonuzi u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Fqinjët rrëfejnë se dy vëllezërit nuk kishin shfaqur probleme me herët mes tyre.
“Janë familje e mirë. Në hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet të veta. I vogli iu shtrua punës. Nuk kanë pasur konflikte, ne nuk dimë gjë. Me aq as kemi parë, sjellja ka qenë e mirë.”
Florian Tonuzi, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar më herët pasi kishte dhunuar fizikisht babain e tij.