Bashkëshortja me 6 fëmijët dhe e dashura me 1 fëmijë të Arsen Muskutit kanë kërkuar nga gjykata urdhër mbrojtje, pas vrasjes së Dritan dhe Nora Muskurtit pak ditë më parë.
Ndërkohë, Gjykata mësohet se ka refuzuar kërkesën e tyre pasi nuk ka të dhëna të mundshme për kërcënim.
Menjëherë pas krimit, ata u strehuan në një qendër sociale pasi kishin frikë për jetën e tyre.
Edhe nëna e autorit, mësohet se nuk ka qenë në funeralin e djalit për shkak të frikës së hakmarrjes, ndërsa familjarët e Nora Muskurtit akuzojnë policinë se nuk mori masa, pas kërcënimit që morën pak ditë para ngjarjes çifti i bashkëshortëve.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 30 gusht në Rrugën e Kavajës në Tiranë në ambientet e biznesit të çiftit.
Dy vëllezërit kishin hapur një agjenci udhëtimesh dhe çonin besimtarët myslimanë në vendin e shenjtë, në Mekë. Konfliktet për pronësinë bënë që Tirana të tronditej nga ngjarja e rëndë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën.