Në gjykatën e Elbasanit u paraqitën konkluzionet përfundimtare të avokatëve për ngjarjen e 21 Prillit 2021, ku gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare u vra Pjerin Xhuvani. I akuzuari kryesor për ngjarjen është Arbër Paplekaj, i cili në seancën e kësaj të premteje pretendoi pafajësi, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.

 

Një javë më parë, prokuroria kërkoi 25 vite burg për Paplekajn, duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”. Ndërsa për punonjësit e policisë, të akuzuar për shpërdorim detyre, prokuroria kërkoi 1 but burg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por sipas palës mbrojtëse, prokuroria nuk ka marrë parasysh as ekspertizën mjekoligjore, të kërkuar nga vetë organi i akuzës, ku mjekët shprehen se në momentin e ngjarjes Arbër Papleka ka qenë në gjendje të rënduar psikike, çka ka sjellë vetëdije të dobësuar dhe e shkaktuar nga rrethanat e një sulmi të papritur, i cili ndodhi në pak sekonda. Po sipas ekspertizës, u desh një reagim i menjëhershëm i ndodhur nën breshërinë e plumbave për të mbrojtur jetën.

 

Edhe avokatët mbrojtës të punonjësve të policisë kanë kërkuar pafajësi për klientët e tyre. Sipas tyre, prokuroria nuk ka vërtetuar dhe faktuar shpërdorimin e detyrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje avokatët kanë vënë në dyshim standardet e prokurorisë, e cila sipas tyre, nuk përfshin në gjykim një police të plagosur në vendin e ngjarjes. Vendimi përfundimtar pritet të jepet në datën 12 korrik.