Autoritetet policore italiane të Palermos kanë arrestuar në komunën Cefalu një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit 2000.

 

Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, kishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar pasi është dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes e armëmbajtjes pa leje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë një grabitje me armë në Shqipëri ai ka vrarë me armë zjarri një person. Hetimet zbardhën se ai fshihej prej fillim viteve 2000 në Itali nën emër të rremë e pranë disa familjarëve të tij. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet italiane.