Fabian Vukaj, autori i vrasjes së motrës së tij, 58-vjeçares Diana Vukaj, është lënë në burg nga gjykata e Shkodrës.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa 55-vjeçari nuk foli asnjë fjalë në sallën e gjyqit.
Advertisement
Diana Vukaj u gjet e ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në banesën e saj në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Viktima kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmit në Gjermani.
Advertisement
Krimi dyshohet se ndodhi për shkak të konflikteve të vazhdueshme që 55-vjeçari kishte me motrën e tij për shkak të parave.