Tefik Tashi, i cili një vit më parë vrau me sëpatë kunatën e tij, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani. Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth ores 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sopatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishtë motrën e bashkëshortes së tij.

Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin e fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik tashi me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";