![Vrau kryeplakun e fshatit, gjykata e Gjirokastrës lë në burg 23-vjeçarin, i riu “kyç gojën” para togave të zeza](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/WhatsApp-Image-2024-08-20-at-15.05.51-752x440-2-1-684x400.jpeg)
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në ‘arrest me burg’ Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes së Faik Ajdinit më 19 gusht në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt.
Po ashtu togat e zeza kanë vendosur të lënë në ‘arrest shtëpie’ Darovi Ajdini, gruan e Skënder Ajdinit.
23 vjeçari gjatë gjithë seancës gjyqësore ka qëndruar i heshtur, ndërsa është mbrojtur nga avokati Malo Sadikaj.
Gjyqtarja Entela Selmanaj pranoi kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë duke rrëzuar kërkesën e avokatëve për një masë më të butë sigurie./vizionplus.tv
Advertisement