Vrau Kokën me thikë në Durrës, zbardhet dëshmia e autorit: Shkak parkimi dhe gërvishtja e makinës, më shau dhe kërcënoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau Kokën me thikë në Durrës, zbardhet dëshmia e autorit: Shkak parkimi dhe gërvishtja e makinës, më shau dhe kërcënoi

Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi ka zbardhur dëshminë e Ilir Koçiles para oficerëve të policisë, për vrasjen e Halil Kokës.

Para oficerëve, Koçilja ka thënë se me viktimën kanë qenë fqinj dhe shkak për sherrin mes tyre është bërë një parkimi i makinës para pallatit.

Ai thotë se i kishte thënë Kokës që të mos e parkonte më aty makinën, por pasi pa se nuk kishte ndryshuar gjë, ai ja kishte gërvishtur.

Autori tha se viktima nisi ta kërcënonte dhe më pas e shau. Kjo ishte dhe pika ku konflikti verbal degjeneroi në atë fizik dhe Ilir Koçilja e qëlloi me thikë.

Advertisement

Koka u plagos rëndë dhe rrugës për në spital humbi jetën.

Me Halili Kokën ishim fqinj. Kemi qenë shkokë, por kohet e fundit nuk shkonim mirë menjëri tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta. Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gervishtur makinën time . Po i thashë unë ta gërvishta. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore, iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë”, thuhet në dëshminë e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy