Vrau ish-dhëndrrin/ “I kishte blerë vile, fuoristrade, por ai ia ktheu vajzën të nxire e të dhunuar”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau ish-dhëndrrin/ “I kishte blerë vile, fuoristrade, por ai ia ktheu vajzën të nxire e të dhunuar”

Me kokën ulur dhe të rënduar psikologjikisht nga krimi që kanë kryer, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, janë njohur me masën e vendosur nga gjykata për vrasjen e Kudret Saliajt.

Togat e zeza kanë lënë në burg babë e bijë, ndërkohë autori i krimit i ka kërkuar falje vajzës së tij Dhuratës dhe fëmijëve të saj për faktin që u vrau babanë e tyre. Ai ka përjashtuar faktin se e bija është e përfshirë në këtë akt ekstrem.

Ndërsa Dhurata Saliaj tha se nuk kishte dijeni që babai i saj do të kryente këtë krim pasi nuk do e kishte lejuar. Ajo ka kërkuar mëshirën e drejtësisë pasi sipas saj ka 3 fëmijë të mitur për të rritur.

Sa i takon armës, Dhurata Saliaj tha se nuk ia kishtë dhënë ajo babait të saj, por ai e kishte ne brez, gjë për të cilën ajo tha se nuk ishte në dijeni.

Advertisement

Ndërkohë avokati mbrojtës tha se krimi ndodhi për shkak se fëmijës së vogël të çiftit Saliaj u ishte thënë se Dhurata kishte vdekur. Avokati Lorenc Liço tha se Mexhit Picari i kishte blerë vile dhe makine luksoze dhëndrit të tij, në mënyrë që ai dhe e bija, Dhurata Saliaj, të jetonin mirë. Ai akuzon viktimën se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Prokuroria ka ngritur akuzat për autorin si ‘vrasje me dashje’,  ‘armëmbajtje pa leje’ dhe  ‘vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ ndërsa për Dhuratën ‘përkrahje të autorit të krimit’ dhe ‘sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje’.

Prej disa muajsh çifti ishte në process divorci. Dhurata Saliaj ishte me masën e arrest shtëpie pasi ishtë dënuar më heret për dhunë në familje. Gjykata e dënoi 33-vjeçaren pas denoncimit të fëmijëve të saj dhe familjarëve të tjerë për dhunë fizike dhe psikologjike.

Ditën e vrasjes çifti Saliaj kishte seancën e readhës gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve. Dhurata Saliaj dhe Mexhit Picari ishin ulur në të njëjtin lokal ku ndodhej viktima Kudret Salij dhe avokati i tij. Sipas organit të akuzës provat filmike tregojnë se Dhurata i jep një çantë babait të saj nga ku ky i fundit nxjerr pistoletën dhe qëllon për vdekje dhëndrin e tij.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy