
I ka dhënë fund jetës autori i vrasjes së gruas Hamide Magashi, shtatëzënë dhe foshnjës që kishte në bark.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kosovë.
Lajmin për vetëvrasjen e autorit e ka dhënë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Pas 48 orësh kërkime, autori është lokalizuar nga Policia e Kosovës, por nuk ka pranuar të dorëzohet duke i dhënë fund jetës.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”- shkruan Ministri.