Skena e krimit në familjes që pa për protagonist ish-policin Koco Buzo në Elbasan, i cili vrau gruan e tij në prag të divorcit, është parë nga një prej djemve të tyre.
Ngjarja e rënde e regjistruar mesditën e kësaj të enjtes jashtë Gjykates së Elbasanit ka lënë pas një të vdekur ( gruan e autorit, Liljana Buzo), ndërsa janë plagosur avokati i viktimes dhe një kalimtar i rastit
Koco Buzo 56 vjec dhe gruaja e tij prekj 26 vitesh te martuar, kishin përfunduar në gjyq për divorc dhe ishin në seancën e parë të ballafaqimit.
Mirëpo gjërat kanë precipituar dhe kanë shkuar në këtë tragjedi që la jetime tashmë 3 fëmijë, një vajzë dhe dy djemë.
Raportohet se herë pas herë cifti ka pasur konflikte që buronin nga xhelozia e autorit.
Këtë të enjte pas seancës gjyqësore ai ka qëlluar fillimisht me thikë drejt gruas dhe më tej me armë duke e lënë të vdekur.