Vrau gruan dhe e hodhi në gropën septike; shkak i krimit në Maliq, xhelozia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau gruan dhe e hodhi në gropën septike; shkak i krimit në Maliq, xhelozia

Ende asnje gjurme nga Gjergj Mullalli, autor i krimit te rende pasditen e te shtunes në Zëmblak të Maliqit.

55-vjeçari qëlloi per vdekje gruan e tij me te cilen ishte ne proces divorci, dhe me pas trupin e hodhi ne nje grope septike ne anë të shtepise.

Motivi i vrasjes se 46 vjeçares Luiza Mullalli sipas policise dyshohet  se ishte xhelozia.

Burime nga grupi hetimor bene te ditur se vrasja eshte bere me arme zjarri.

Advertisement

Çifti ka 3 femije, dy vajza te martuara qe jetojne jashte dhe djali 20-vjeç qe jetonte me viktimen.

 

Maliq, Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se:

Advertisement

Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.

Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement

 

FOTO- Ky është burri që vrau gruan në Maliq dhe më pas e hodhi në

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy