
Nis seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Fatmir Manellarit, i cili në datë 7 Shtator të këtij viti vrau bashkëfshatarin e tij Safet Hyskollari për konflikt kufiri të pronave.
Manellari do të njihet sot me masën e togave të zeza ndërsa do të ketë mundësinë edhe të japë versionin e tij për ngjarjen para gjykatës.
Advertisement
Manellari u arrestua 3 ditë më parë nga Policia e Pogradecit pasi ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Gështenjas.
Advertisement
Prej gati dy muajsh ai jetonte në një zonë pyjore midis Pogradecit dhe Lozhanit ku fshihej nga policia.
Advertisement