
Kapet në kohë rekord nga policia autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem te Tropojes rreth ores 15 e 30 te kesaj te shtune.
Altin Ismajlisufi u arrestua nga uniformat blu vetem 2 ore pasi kreu krimin e rende.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.
Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Advertisement
Altin Ismailisufi dyshohet se e qelloi per vdekje me pistolete bashkefshatarin e tij, Isat Goçaj pas nje konflikti per motive pronesie.