Vrau e hodhi në kanal fqinjën 63-vjeçe, Gjykata e Beratit dënon me 20 vite burg Fetah Marrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau e hodhi në kanal fqinjën 63-vjeçe, Gjykata e Beratit dënon me 20 vite burg Fetah Marrën

Gjykata e Beratit ka dënuar me 20 vite burg, Fetah Marrën, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjës së tij, 63-vjeçares Fatime Suli.

 

Autori mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:00 minuta nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që gjyqi i tij u krye me dyer të mbyllura. Po ashtu, trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1 vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për mos kallzim krimi.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në fshatin Kozare, Kuçovë.

 

Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se do të apelojë vendimin. Sipas tij, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje pasi ai fillimisht e ka përdhunuar viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal gjysëm të zhveshur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy