Gjykata e Kurbinit ka dënuar me 14-vite burg 60-vjeçaren Drane Deda, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj, Llesh Deda ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.

 

Deda do të vuajë 14 vite në një burg të sigurisë së zakonshme. Mëngjesin e 6 nëntorit të vitit 2020, 60-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç. Ky i fundit mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin patur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli.
Kujtojmë se Drane Deda pohoi para oficerëve se për shumë vite kishte pasur konflikte me bashkëshortin e saj, madje sipas rrëfimit të saj, ai e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.

 

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";