Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhuljano Miho, autor i vrasjes së të riut 23-vjeçar i cili bashkëjetonte me ish-partneren e tij.

Miho në dëshminë e tij përpara gjykatës ka thënë se është penduar dhe nuk donte që t’a vriste.

Ai gjithashtu u shpreh se kanë pasur debate të herë pas hershme dhe kërcënime nga viktima.

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka thënë ai në sallën e gjyqit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";