Vdekja e 56-vjeçarit Dyrmish Gllucaj një ditë më parë në fshatin Gjorm të Selenicës nuk ishte aksidentale, por vrasje, një plan i mirëdetajuar nga djali i tij, 23-vjeçari Mato Gllucaj.

 

Pas ekspertizës në vendin ngjarjes, policia doli në përfundimin se shpërthimi i bombolës së gazit e vendosur në sobën në oborr  nuk ishte një fatkeqësi, por ndodhi për shkak se i riu, tashmë i arrestuar, kishte vendosur një sasi me lëndë plasëse.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas policisë, shkak për ngjarjen dyshohet se  është bërë dhuna e vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj  të birit.

 

56-vjeçari Dyrmish Gllucaj humbi jetën mëngjesin e të premtes. Ishin banorët ata që lajmëruan policinë dhe ambulancën, pasi dëgjuan shpërthimin e fortë, e megjithatë humbi jetën rrugës për në spital.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia gjithashtu sekuestroi mekanizmin e përdorur për shpërthimin e lëndës plasëse të vendosur në sobën me gaz, kallëpe me lëndë plasëse, granata, armë dhe municion luftarak . Gjithashtu u sekuestruan 2 radio marrëse-dhënëse.