
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 43-vjeçarin Genti Golemi, i cili dy ditë më parë qëlloi me thikë për vdekje 43-vjeçarin Kledi Koka.
Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, autori ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë se sa shoku im. E kisha shok dhe mik” – tha Golemi.
Advertisement
Koka dhe Golemi ishin grindur me fjalë për vendparkimin e mjeteve lundruese në limanin e qytetit.