Vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 20 vjet burg Goran Stanishiç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 20 vjet burg Goran Stanishiç

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 20 vjet burgim, Goran Stanishiç, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës në Kosovë.

Sipas akuzës, Goran Stanishiq, në muajin prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.

Prokuroria në katër pikat e aktakuzës e kishte akuzuar atë për pjesëmarrje në vrasjen e pesë anëtarëve të familjes G., vrasjen e F. B., Z. G. dhe personave të tjerë të cilët sipas Prokurorisë ishin ndarë nga kolonat me qytetarë dhe ishin pushkatuar.

Avokati mbrojtës i të pandehurit, Ljubomir Pantoviq në fjalën e tij përfundimtare, ka vënë në dyshim kredibilitetin e dëshmitarëve. Ai ka thënë se dëshmitarët në asnjërën prej dëshmive të tyre nuk kanë përmendur emrin e të pandehurit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy