Policia e Tiranës ka dalë në konferencë për mediat pas arrestimit të autorit, Dan Hutra, i cili ditën e sotme vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në 3 zona të ndryshme të kryeqytetit.
Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës, shprehet Hutra ende nuk është marrë në pyetje, ndërsa shton se në momentin e arrestimit autori nuk bërë rezistencë dhe nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Po ashtu bëri me dije se autori ka lëvizur me një automjet “tip” benz i cili ishte marrë me qira.
Nga gëzhojat e gjetura vrasjet në Paskuqan dhe Kamzë janë kryer me të njëjtën armë, deklaroi Vocaj.
“Ngajrja e sotme ka dinamikën si mëposhtë në orën 12:15 autori dan Hutra ka plagosur me thikë shtetasen M.G banuese në Astir. Pas kësaj ngjarjeje ëhstë larguar me mjetin “benz”, dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamëz në banesën e ish-bashjetueses. Ka plagosur me armë zjarri Helena dhe Kujtime Hysajn, ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysjan, motrët e ish-bashkëjetueses dhe Hasime daku të fejuarën e kunatit.
Pas kësaj ngjarjeje autori ka lëvizur në rugën e arbrrit, rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti, ka vrarë tleva kurtin. Policia e shtetit ka marrë njftim në orën e 13:35 minuta. Pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli, janë zhvilluar kontrolle. Falë reagimit të policisë rreth orës 18:35 është bërë arrestimi i Dan Hutras”, tha Vocaj.