
Vrasjet e bujshme që kanë tronditur Elbasanin javët e fundit , kanë detyruar drejtorin e pergjithshëm të policisë Ardi Veliu që të bëjë ndryshime ne strukturat e policisë në këtë qytet.
Gjon Gecaj, shefi i Hetimit, është I pari që e ka pësuar. Ai është liruar nga detyra dhe është transferuar sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.
Vendin e tij e ka marrë Krenar Guçe, i cili më herët ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Policisë së tiranës dhe së fundmi Oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.
Vrasja më e madhe para zgjedhjeve në Elbasan, ishte ajo e Pjerin Xhuvanit, një personazhi të njohur ne këtë qytet I lidhur me përfaqësimin politik të disa partive. Ai u ekzekutua nga ish oficeri I RENEA, Paplekaj I cili ishte pjesë e shtabit politik të drejtuesit te PD në këtë qark, Gaz Bardhi.
Ndërsa së fundmi u ekzekutua Everest Caka në sy të gruas së tij.