Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se konfliktet me armë, përplasjet e bandave për territor dhe trafiku i drogës, janë kthyer në një realitet për vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji nënvizon se rendi dhe siguria publike është në një nivel alarmant dhe frika, ankthi e pasiguria është ajo që mbizotëron.
“ Vrasjet e stilit mafioz, trafiku i drogës, emigrantët e paligjshëm, dhuna e përditshme, konfliktet me armë dhe përplasjet e bandave për kontrollin kriminal të territorit janë kthyer në normalitet të kobshëm. Rrallë ka ditë pa mungesa të ngjarjeve të rënda kriminale, aq sa lajm pêrben mungesa e ngjarjeve tashmë!
Bashkëpunimi me krimin dhe bandat për të siguruar vota për rilindjen po jep efektet qartë në kontrollin e territorrit që e ka mafia në zotërim dhe jo qeveria! Rendi dhe siguria publike në nivel alarmant, pasiguria, frika dhe ankthi mbizotëron!”, shkruan Salianji.