Vritet me armë zjarri një 40 vjecar ne Durres.
Ngjarja e rëndë, raporton Vizion Plus, është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen numer 16.
Viktima u identifikua si shtetasi Edmond Koci.
Megjithate ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ketij krimi.
Njoftimi i policise:
Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Edmond Koci, rreth 40 vjeç.
AdvertisementMenjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.