Makina që shihni në foton mëposhtë është mjeti me të cilin autori i vrasjes së Arjan Gosës është larguar nga vendngjarja pas krimit.
Habib Rexha është autori i dyshuar i hetuesve për këtë atentat.
Advertisement
Viktima Arjan Gosa u ekzekutua me plumb në kokë, teksa pinte kafe me të atin.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi në mars të këtij viti, vëllai i viktimës dhe vëllai i autorit ekzekutuan njëri-tjetrin, pas një konflikti banal.
Advertisement
Autori, Habib Rexha është shpallur në kërkim, ndërsa policia ofron shpërblim për këto që jep informacion i cili iu shërben hetimeve.
Advertisement