Vrasja në Dhërmi, momenti kur ambulanca e morgut merr trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja në Dhërmi, momenti kur ambulanca e morgut merr trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit

Trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit është gjetur paraditen e kësaj të premte, në një gurore në afërsi të fshatit Vuno.

Pas gjetjes së trupit, në vendngjarje ka shkuar ambulanca për të çuar drejt morgut Eraldo Nevruzin.

Autoritetet i kishin shtrirë kërkimet nga toka dhe ajri me dron, por ka qenë vetë autori ai i cili ka treguar për vendin se ku e kishte fshehur trupin e viktimës.

Advertisement

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet në Greqi, Gerald Shehu ka dëshmuar dhe ka treguar mbi ngjarjen e rëndë.

Gerald Shehu u arrestua ditën e djeshme në Korfuz. Pas ngjarjes së rëndë, ai kishte kaluar kufirin drejt Greqisë, në tentativë për tu arratisur për në Angli. Ai kishte prerë një biletë për në Spanjë dhe po priste të niste fluturimin, ku më pas destinacion final do kishte Anglinë. Ndërsa makina e Shehut, një Audi me targa angleze, u gjet e braktisur nga policia në Sarandë. Dëshmia e autorit para autoriteteve greke zbuloi edhe vendin se ku ishte fshehur viktima./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy