Vrasja me thikë e 20-vjeçarit/ Gjykata lë në burg të riun që bashkëpunoi në krim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja me thikë e 20-vjeçarit/ Gjykata lë në burg të riun që bashkëpunoi në krim

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 18-vjeçarin Ensi Maze, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen me thikë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkëzi.

 

Ai tha se viktima iu kishte dalë përpara në rrugë dhe mes autorit Aksel Hoxhaj dhe Toshkëzit nisi përplasja fizike për një vajzë. Hoxhaj më pas ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur rëndë të riun, i cili humbi jetën në spitalin e traumës.

 

Advertisement

Ensi Maze prej kohësh jetonte në Holandë, ku ishte student dhe ishte kthyer në Shqipëri vetëm për disa ditë.

 

Nga ana tjetër, autori i ngjarjes Axel Hoxhaj një ditë më parë u vetëdorëzua në policinë e Tiranës. Pritet që edhe ai të dalë përpara togave të zeza, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy