Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët lidhur me kthimin e dënimit me vdekje, pas ngjarjes makabre të ndodhur në Fier, mbrëmjen e djeshme.

 

Rama u shpreh se dënimi me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, edhe në vendet me nivelin më të lartë të civilizimit kanë në gjirin e tyre këto qenie të tilla që shkojne deri ne ekstrem.

 

“Çështja e dënimeve me vdekje është një çështje e adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE. Dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Edhe në vendet me të zhvilluara edhe në vendet me nivelin më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet me ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Ky dënim nuk është as i mundur, as një formule apo shkop magjik për të paranadaluar të tilla ngjarje”, u shpreh Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";