Kryeministri Edi Rama pritt të dalë sot në orën 08:30 të mëngjesit në një konferencë për mediat, nga aeroporti i Rinasit, ku dotë flasë në lidhje me ngjarjen horror që u regjistrua dje në Fier, ku u vra në mënyrë monstruoze 8-vjeçari Mateo Vasiu.

Rama do të flasë nga aeroporti i Rinasit, pasi më pas do të niset për një vizitë zyrtare në Itali.

Ngjarja në Fier tronditi opinionin publik, ku i mituri u vra nga fqinji i tij, Klodian Çallamani, i cili e rrëmbeu atë, e goditi fatalisht me lopatë në pjesën e pasme të kokës dhe më pas trupin e groposi në oborrin pas shtëpisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";