Aksel Hoxhaj, 18-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Stivën Toshkëzit në rrugën e Dibrës, është vetëdorëzuar në polici. Autoritetet bëjnë me dije se pas negociatave me familjarën e 18-vjeçarit, ky i fundit është bindur që të të vetëdorëzohet.
“Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Aksel Hoxhaj dhe miku i tij Ensi Maze i bënë pritë Stivën Toshkëzit dhe e goditën fillimisht me hanxhar e pastaj thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë konflikti i vazhdueshëm për një vajzë. Dy autorët ngacmonin të dashurën e viktimës dhe mësohet se ishin konfliktuar fizikisht dhe më herët.