Ensi Maze, 20-vjeçari i dyshuar si një nga autorët e vrasjes, Stiven Toshkësi, do të njihet këtë të premte me masën e sigurisë nga Gjykata Penale e Tiranës. Në pamjet e siguruara nga salla e gjyqit, i riu shfaqet i qetë përpara togave të zeza, teksa pret vendimin që do të merret nga këta të fundit.
20-vjeçari së bashkë me bashkëmoshatarin e tij Aksel Hoxhaj qëlluan me mjet prerës Stivën Toshkëzi, i cili si pasojë ndërroi jetë në spital.
Shkak i ngjarjes së rëndë mësohet se është bërë konflikti për të dashurën e viktimës, e cila ngacmohej nga dy autorët. Tre të rinjë ishin konfliktuar dhe më herët me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, natën e ngjarjes së rëndë, sy autorën i bënë pritë viktimës në “Rrugën e Dibrës”, teksa ky i fundit po kthehej nga puna. Fillimisht janë konfliktuar me grushta dhe më pas dy autorët kanë qëlluar me mjet prerës, duke i shkaktuar vdekjen Stiven Toshkëzit.