Vrasja e Taulant Gjikaj në Vlorë/ Shpallen në kërkim edhe dy autorët e tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Taulant Gjikaj në Vlorë/ Shpallen në kërkim edhe dy autorët e tjerë

Mbi 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës për vrasjen e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj ditën e mërkurë.

Vizion Plus mëson se ata janë dëshmitarë të rastit, të cilët janë marrë në pyetje për më shumë detaje. Ata kanë treguar dinamikën e ngjarjes, të dhëna për pamjen e personave që ndodheshin në automjetin tip Ford dhe trajektoren që ndoqi makina.

Fillimisht, në komisariat, Hansi Jonuzi nuk e ka pranuar krimin, duke thënë që s’kishte lidhje me ngjarjen, por pamjet filmike, gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes, si dhe arrestimi i tij në po të njëjtin mjet që ka ndodhur vrasja, kanë qenë të pakundërshtueshme për policinë, e cila ka bërë arrestimin e tij.

Policia e Vlorës ka identifikuar edhe dy persona të tjerë, për të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e atentatit..

Advertisement

Ata jane Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj. Keta dy persona jane shpallur ne kerkim pasi dyshohet se kane qene pjese e krimit por edhe duke ndihmuar edhe autorin kryesor Hansi Jonuzi te largohej nga vendi i krimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy