Dënohet me 21 vite autori i vrasjes së Taulant Beqiraj disa muaj më parë.
Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj ,2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani ,anë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.
Ngjarja është shënuar në datën 3 Mars ,pranë Gjykatës së Apelit ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj. Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, autori është larguar me autoveturën tip Ford, dhe ka arritur të largohet ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij ndërsa shoku tjetër është dorëzuar disa ditë më pas .Vet autori nuk është arritur dot të kapet ende ..