Vrasja e shqiptarit në Mikonos, arrestohen 5 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e shqiptarit në Mikonos, arrestohen 5 persona

Policia greke ka arrestuar pesë persona pas vrasjes së shqiptarit në ishullin e Mikonos 3 ditë më parë.

Të arrestuarit janë të gjithë me origjinë shqiptare. Katër u arrestuan në Mikonos, ndërsa i pesti në Portin e Rafinas në tentativë për t’u arratisur. Ata janë të moshave 22, 27 dhe 29 vjeç.

Shtypi grek raporton se policia është në kërkim edhe të një personi të gjashtë, që dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e 12 Korrikut.

Viktima u dhunua dhe u qëllua me thikë pas sherrit me një grup personash. 27-vjeçari u dërgua i pajetë në spital dhe mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Advertisement

Ngjarja dyshohet që të ketë ndodhur pas konfliktit për çështje borxhi, por kjo pistë nuk është konfirmuar ende. Autoritetet greke janë duke hetuar për të zbardhur tërësisht vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy