Shtyhet sërish séance në ngarkim të Redjan Rrajës, I cili është I akuzuar për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ku gjeti vdekjen shoferi i tij Andi Maloku ndërsa u plagos vetë prokurori dhe një person tjetër që ndodhej në makinë, Aleksander Laho.

I akuzuari ka ndërruar avokat, dhe mbrojtja ka kërkuar kohë që të përgatitet për të parë dosjen më me imtësi.

Në këtë mënyrë séance e radhës u la për datën 15 qershor.

Redjan Rraja, bashkë edhe me Arjol Halilajt, akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019,  në autostradën Durrës-Tiranë, afër mbikalimit të Shkozetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dy të akuzuarit në asnjë moment nuk e kanë pranuar vrasjen, pavarësisht se akuza pretendon se ka prova të forta.