Shtyhet sërish séance në ngarkim të Redjan Rrajës, I cili është I akuzuar për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ku gjeti vdekjen shoferi i tij Andi Maloku ndërsa u plagos vetë prokurori dhe një person tjetër që ndodhej në makinë, Aleksander Laho.
I akuzuari ka ndërruar avokat, dhe mbrojtja ka kërkuar kohë që të përgatitet për të parë dosjen më me imtësi.
Në këtë mënyrë séance e radhës u la për datën 15 qershor.
Redjan Rraja, bashkë edhe me Arjol Halilajt, akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, afër mbikalimit të Shkozetit.
Advertisement
Të dy të akuzuarit në asnjë moment nuk e kanë pranuar vrasjen, pavarësisht se akuza pretendon se ka prova të forta.