Policia e Shtetit ofron shpërblim monetar për këdo që jep informacion lidhur me ngjarjen e dy netëve më parë, ku godina e televizionit Top Channel u qëllua me bresheri automatiku, ngjarja nga e cila humbi jetën roja i godinës Pal Kola.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se do të shpërblejë me 100 mijë euro këdo që do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Advertisement
Në të njëjtën kohë, autoritetet zotohen për anonimat të plotë të personave që do bashkëpunojnë me ta.
Orët e para të mëngjesit së të hënës persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri fasadën e televizionit Top Channel në Kashar.
Si pasojë e plumbave ndërroi jetë rrugës duke u dërguar në spital, roja I godinës Pal Kola, 60-vjeç.
Advertisement